Pranimi në Studime, Kriteret dhe Afatet

Kolegji UBT ofron një proces pranimi të qartë dhe rigoroz për programin Bachelor në Menaxhimin e Patundshmërive dhe Infrastrukturës. Pranimi bazohet në ligjet kombëtare dhe rregulloret institucionale, dhe ndryshon varësisht nga gjuha e instrukcionit dhe prejardhja e kandidatit (vendor apo ndërkombëtar).

Kushtet e pranimit

Nëse gjuha e mësimdhënies është shqip, kriteret për pranim janë si në vijim:

  • Përfundimi i arsimit të mesëm.
  • Nota mesatare minimale 3.5 sipas sistemit të notimit në Kosovë.
  • Kalimi me sukses i Provimit të Maturës Shtetërore.

Nëse gjuha e mësimdhënies është anglisht, kriteret për pranim janë si në vijim:

  • Përfundimi i arsimit të mesëm.
  • Nota mesatare ekuivalente me 3.5 sipas sistemit kosovar (ekuivalenca vlerësohet për studentët ndërkombëtarë).
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, përmes:
    • TOEFL iBT (Computer-Based) me së paku 110 pikë, ose
    • Certifikatë ekuivalente në nivelin C1 sipas CEFR.
    • UBT është qendër e licencuar për mbajtjen e testit TOEFL në Kosovë.

Për studentët ndërkombëtarë, kërkohet njohja dhe ekuivalenca e diplomave të shkollës së mesme përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës përpara aplikimit.

Procesi i aplkimit

  1. Thirrja Publike: UBT publikon thirrje zyrtare për pranim në uebfaqen zyrtare dhe kanale të tjera të komunikimit.
  2. Dorëzimi i Dokumenteve:
    • Diploma dhe dëftesa e shkollës së mesme.
    • Certifikata e Provimit të Maturës.
    • Kopja e letërnjoftimit/pasaportës.
    • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (nëse aplikohet).
    • Dokumentacioni për ekuivalencën e notave (për aplikantët ndërkombëtarë).
  3. Vlerësimi: Këshilli i Fakultetit shqyrton secilën aplikim bazuar në notë mesatare, rezultatet e provimeve dhe dokumentacionin e dorëzuar.
  4. Vendimi Final: Aplikantët e suksesshëm njoftohen individualisht për pranimin e tyre.