Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Fakulteti i Pasurive të Paluajtshme në Kolegjin UBT ka krijuar partneritete të fuqishme me kompani dhe organizata profesionale të fushës së pasurive të paluajtshme, ndërtimtarisë, infrastrukturës, vlerësimit dhe analitikës së të dhënave. Këto partneritete janë thelbësore për t’i ofruar studentëve të programit Menaxhimi i Pasurive të Paluajtshme dhe Infrastrukturës mundësi për praktika profesionale cilësore dhe të lidhura me tregun.

Studentët përfitojnë nga përvoja të drejtpërdrejta në sektorët si:

  • Agjencitë dhe zyrat për ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme
  • Kompanitë për zhvillim të pasurive të paluajtshme
  • Kompanitë ndërtimore dhe të infrastrukturës
  • Kompanitë për menaxhim të objekteve (facility management)
  • Zyrat arkitekturore dhe të planifikimit urban
  • Kompanitë për vlerësim dhe ekspertizë të pasurive të paluajtshme
  • Kompanitë për analitikë të të dhënave të tregut të pasurive të paluajtshme

Partnerët Tanë të Industrisë

Fakulteti i Pasurive të Paluajtshme bashkëpunon me organizatat partnere në vijim:

  • Hoxha Invest Group
  • Kosovo Realty Group
  • Institute for Free Trade Economy
  • ALFA-I
  • ANEM Real Estate
  • ELEN
  • Montis
  • Intercapital
  • Metropoli
  • North West Real Estate
  • MDM Real Estate
  • NNP Liridoni
  • Leeloo
  • Shoqata e Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme
  • Shoqata e Gjeometërve të Kosovës
  • Jungle

Këto partneritete u mundësojnë studentëve të zhvillojnë aftësi praktike, të angazhohen me profesionistë të fushës dhe të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe infrastrukturës. Disa nga këto kompani ofrojnë edhe mentorim, projekte praktike dhe mundësi punësimi për të diplomuarit tanë.