Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Në Kolegjin UBT, Programi Bachelor në Menaxhimin e Pasurive të Paluajtshme dhe Infrastrukturës ofrohet përmes një qasjeje dinamike dhe të orientuar drejt studentit, që pasqyron praktikat më të mira evropiane dhe kërkesat bashkëkohore të industrisë.

Rezultatet e të Nxënit

Programi ndërtohet mbi Rezultate të të Nxënit të Programit (PLOs) të përcaktuara qartë dhe të harmonizuara me misionin dhe objektivat strategjike të UBT-së, si dhe me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve për Arsimin e Lartë (EHEA) dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK). Këto rezultate ndahen në Njohuri, Aftësi, dhe Kompetenca, dhe synojnë të sigurojnë që të diplomuarit të jenë të përgatitur për sfidat e tregut të pasurive të paluajtshme në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Kurrikula dhe Progresi i sudentit

Programi është i ndërtuar me një rrjedhë logjike që fillon me koncepte themelore dhe zhvillohet drejt temave të avancuara dhe të specializuara. Nga semestri i parë, studentët fitojnë njohuri në të drejtën, menaxhimin dhe metodologjinë e kërkimit, ndërsa në semestra të mëvonshëm trajtojnë temat si vlerësimi i pasurive të paluajtshme, analiza financiare dhe zhvillimi strategjik urban. Rrjedha e kurseve siguron që çdo lëndë paraprake përgatit studentin për sukses në lëndët pasuese.

Qasje e Orientuar drejt Studentit

Programi thekson përputhjen konstruktive të rezultateve të të nxënit me aktivitetet mësimore dhe metodat e vlerësimit. Metodologjia përfshin:

  • Raste studimore dhe simulime
  • Mësim të bazuar në projekte
  • Ese kërkimore dhe analiza ligjore
  • Projekte në grupe dhe raporte ndërdisiplinore
  • Përdorim i mjeteve dhe softuerëve profesionalë (p.sh. QGIS, AutoCAD, SPSS, Python, Keras)

Gjithashtu, vizitat në terren dhe ligjëratat nga profesionistë të industrisë janë pjesë integrale e përvojës mësimore.

Mësim për Popullatë të Larmishme Studentore

Metodat e mësimdhënies janë të përshtatura për të mbështetur një gamë të gjerë studentësh, përfshirë studentët me kohë të pjesshme, ndërkombëtarë, të rritur dhe ata me vështirësi në të nxënë ose aftësi të kufizuara. Përdorimi i mësimit të kombinuar (blended learning) dhe formateve alternative të vlerësimit siguron përfshirje dhe fleksibilitet.

Teknologjia në Mësimdhënie

Programi integron teknologji moderne në procesin e mësimdhënies përmes softuerëve dhe pajisjeve të specializuara:

  • Athena Impact Estimator dhe OpenLCA për vlerësim të ndikimit mjedisor
  • Risk Solver, SPSS dhe QuickBooks për analiza financiare dhe vlerësime
  • UrbanSim, ArcGIS Urban dhe MATLAB Simulink për planifikim urban dhe infrastrukturë
  • OpenMaint dhe Microsoft Project për menaxhim të objekteve dhe projekteve
  • Python dhe Keras për aplikimin e algoritmeve të inteligjencës artificiale në vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Vlerësimi

Metodat e vlerësimit janë të lidhura drejtpërdrejt me rezultatet e të nxënit dhe sigurojnë vlerësim objektiv dhe të drejtë. Studentët vlerësohen përmes provimeve, projekteve, analizave ligjore dhe eseve kërkimore. Ata marrin feedback në kohë, me udhëzime konkrete për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm.

Praktika Profesionale

Programi përfshin 12 ECTS të praktikës profesionale, e organizuar në bashkëpunim me kompani dhe organizata të industrisë së pasurive të paluajtshme. Studentët mbështeten nga mentorë akademikë dhe supervizorë në terren, me objektiva të qarta të të nxënit. Partnerët përfshijnë kompani si:

  • Hoxha Invest Group
  • Kosovo Realty Group
  • ALFA-I
  • Intercapital
  • American Chamber of Commerce
  • Shoqata e Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme dhe të tjerë

Ndërkombëtarizimi dhe Krahasueshmëria

Programi është harmonizuar me studime të ngjashme në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë, si:

  • University of Reading (Mbretëri e Bashkuar)
  • Karlstad University (Suedi)
  • Hanze University of Applied Sciences (Holandë)
  • Neapolis University (Qipro)
  • Nova Univerza (Slloveni)

Kjo siguron që të diplomuarit kanë mundësi të plota për mobilitet horizontal dhe vertikal dhe janë të përgatitur për tregun evropian dhe global të punës.