Dizajni i Integruar

Emërtimi i programit Baçelor (BA) Dizajn i Integruar
Kodi Erasmus (EU) 03.5 Design
Lokcionet e programit Prishtinë, Lipjan
Kohëzgjatja 3 vjet,  180 ECTS
Lloji i realizimit Orar të plotë

Puna praktike: Studio dhe Kompani

Partnerët në implementim UBT, Partneret ndërkombëtar, Industria
Kualifikimi dhe diploma Baçelor i Arteve në Dizajn të Integruar
Destinacioni pas studimeve 1.       Dizajner Grafik

2.       Dizajner i Komunikimit dhe PR

3.       Dizajner i Produkteve Industriale

4.       Dizajner Mode dhe Tekstili

5.       Dizajner i Enterierit dhe Dekorimit

6.       Mundësi angazhimi në UBT

Detaje tjera  
 

·         Ofrohet për herë të parë në stilin e integruar sipas metodologjisë së Parsons (New York),  BA Desgn – Politecnico Milano,  BA Integrated Design Koln, Bremen, Dasssau (Gjermani)

·         Diploma njihet në sektorin publik dhe privat në Kosovë dhe në Bashkim Evropian

·         UBT ofron mundësi studimi/transferi në BE përmes Erasmus Mundus/Erasmus +

·         Programi është i harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian dhe ofron mundësi transferi dhe njohje në Evropë

·         Puna praktike realizohet në Studio dhe Laboratorët e UBT-së (AutoCAD, Materialeve, Dizajnit, Modeleve dhe CISCO/Microsoft Labs)

·         Profesionet e mundëshme dhe angazhimet:  Dizajner i Produkteve Industriale ( elektronike, drurit, betonit, plastikes, lëkurës, xhamit, arit dhe arxhendit),  Dizajner i Komunikimit (Fushatave, Eventeve, Desktop Publishing), Drejtor Artistik në Kompani Dizajni, Konsulent Dizajni, Dizajner Grafik (Web, Multimedia), Dizajner Mode dhe Tekstili (Fabrikë Tekstili, Industri të Modës), Dizajner i Enterierit (Dizajn të Studiove, Dizajn dhe Dekorime të brendshme shtëpiake, shërbimeve, industriale)

·         Trajnimet: CISCO, Microsoft, AutoCAD, ECDL, IPMA

·         Sistem Online të studimeve (Moodle)

 


BA Dizajn i Integruar

 

Programi i studimit Baçelor Dizajn i Integruar zgjat tri vite studimi, 180 ECTS dhe zbatohet me orar te plotë.  Qëllimi kryesor i studimit është që të ofroj një program të integruar studimit duke integruar aspeket nderdiciplinore dhe kontekstualizuar sipas kërkesave të shoqërisë në Kosovë.  Kurrikula e programit mbështetet në studim të përbashkët të lëndëve bazë të dizajnit, artit mendimit kritik dheinxhinierisë. Studentëve u ofrohet mundësia në përzgedhje të një nga specializimeve: dizajn grafik dhe komunikimit, dizajn enterieri dhe dizajn industrial në kuadër të të cilit mund të vijohen edhe lëndët e dizajnit të modës dhe tekstilit.   Metoda e mësimdhënies dhe mësimnxënnies integrojnë dimenzionin e instruksionit teorik dhe qasjen praktike të bazuar në studio. Studentët poashtu përfitojnë nga ndërlidhja e programit me industrinë.

 

Programi ofron mundësi pranimi për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret minimale të pranimit.  Programi është sidomos i përshtatshëm për studentët që kanë diplomuar nga shkollimi i mesëm i lartë në fushat e artit, dizajnit, dhe jo vetëm.  

BA Dizajn i Integruar ka tërhequr stafin më të kualifikuar lokal dhe ndërkombëtar në sferën e dizajnit. Në kuadër të gamës së zgjeruar të bashkëpunimit ndërkombëtar, studentët do të kenë mundësi të ndjekin punëtori me profesor ndërkombëtar. Infrastruktura e programit është e dizajnuar për t’u përshtatur nevojave të mësimnxënies dhe kërkesave pedagogjike të programit.