Studimi në Kolegjin Arbëri, mësim sipas praktikave të UBT-së

11/09/2019

Prej kur Kolegji Arbëri i është bashkuar UBT-së, qindra studentë kanë vendosur që studimet e tyre t’i vijojnë në këtë institucion.

 

Të gjithë të rinjtë e interesuar për të marrë diplomë të vlefshme edhe ndërkombëtarisht në programin Menaxhment, në nivelin bachelor, e kanë këtë mundësi duke u regjistruar në Kolegjin Arbëri, i cili duke qenë pjesë e UBT-së, ka marrë praktikat më inovative të studimit, të cilat studentët i shndërrojnë në ekspertë të fushës dhe i bënë të kërkuar kudo në tregun e punës.

 

Të gjithë studentët që do të vendosin të studiojnë në Kolegjin Arbëri, mund të kalojnë lehtësisht në UBT dhe të kenë studime të përbashkëta.

 

Zgjerimi nëpër qendra të ndryshme në qytetet më të mëdha të Kosovës, dhe jo vetëm, dëshmon që UBT ka për qëllim që të jetë sa më afër studentëve, në mënyrë që ata të përgatiten profesionalisht nga institucioni i cili është prijës i inovacioneve në mbarë trojet shqiptare.