Studentëve të UBT-së u ligjëroi profesori nga Universiteti Teknik i Bratisllavës, prof.dr. Marosh Finka

15/11/2016

Bashkëpunimi i UBT-së me universitete të tjera ndërkombëtare po tregohet gjithnjë e më i suksesshëm. Kjo vërehet edhe nga profesorët nga Evropa e Amerika, të cilët po i sjellin përvojat e tyre tek studentët e UBT-së.  Të martën, studentëve të lëndës “Studio Dizajn 1” u ligjëroi  profesori nga Universiteti Teknik i Bratisllavës, prof.dr. Marosh Finka.

 

Profesor Finka ligjëroi para studentëve rreth parimeve të Efiçiencës Energjetike në arkitekturë, me theks të veçantë tek objektet shkollore, kategori kjo e cila lëvrohet në kuadër të lëndës “Studio Dizajn 1”, me ligjërues prof. Arbër Sadiki. 

 

Pas ligjëratës, studentët shfrytëzuan rastin që të shkëmbejnë mendime përmes pyetje-përgjigjeve. 

Profesori i lëndës “Studio Dizajn 1”, Sadiku ka thënë se praktikat e tilla janë tejet të mirëseardhura për avancimin e njohurive të studentëve në fushën e dizajnit arkitektonik.