Studentët e UBT-së vizituan universitetin turk “Kadir Has”

15/06/2017

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Arkitekturës dhe të Dizajnit të Integruar, të udhëhequr nga dekani i Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. dr Muhamet Ahmeti dhe nga profesorët në UBT, prof. dr Ajhan Bajmaku dhe prof. Skender Kosumi, kanë realizuar vizitë studimore në Turqi, ku ndër tjerash, kanë vizituar universitetin turk “Kadir Has”, ku u pritën nga përfaqësuesit e këtij universiteti, përkatësisht nga dekani i Arkitekturës, dr. Didem Kiliçkiran , udhëheqësi i departamentit të Dizajnit Industrial, dr. Ihan Erhan, nga profesorët, dr. Aslihan Demirtas dhe dr. Zuhal Ulusoy, të cilët i informuan studentët me zhvillimet në universitetin e tyre, si dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në të gjitha nivelet me UBT-në, duke përfshirë edhe shkëmbimin e studentëve.


Tutje, ata u takuan edhe me koordinatoren e programit Erasmus+, prof. dr Ezgi Tuncer, e cila i informoi për mundësitë e bashkëpunimit, për krijimin e grupeve dhe organizimin e punëtorive në fushën e arkitekturës dhe të dizajnit, për organizimin dhe mbajtjen e konferencave të përbashkëta etj.

 

Studentët patën mundësi t’i vizitojnë edhe klasat ku mbahet mësimi , ku morën pjesë në ushtrime dhe ligjërata, si dhe vizituan pjesë të ekspozitës së punimeve të studentëve, të organizuara nga universiteti Kadir Has.