Studentët e UBT-së vizituan Universitetin e Varshavës

17/12/2015

Studentë të UBT-së, të prirë nga profesori Alfred Marleku qëndruan për një vizitë në Universitetin e Varshavës, respektivisht në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të këtij universiteti.

Gjatë vizitës, studentët kanë realizuar një varg aktivitetesh, përfshirë takime të rëndësishme, ligjërata dhe pjesëmarrje në konferencë.


Fillimisht, ata kanë marrë pjesë në ligjëratën e profesorit Jerzy Ciechanski, në lëndën “Hyrje në Politikën Botërore”, pastaj në ligjëratën e ligjërueses Karina Jedrzejowska, në ligjëratën “Integrimi monetar dhe financiar në Bashkimin Evropian”, si dhe në ligjëratën speciale me Prof. John J. Mearsheimer (një ndër autorët më të njohur  botërorë të marrëdhënieve ndërkombëtare sot në botë), në temën “Si e shkaktoi Perëndimi krizën e Ukrainës”.


Po kështu, studentët u takuan me zonjën Maria Lukasiewicz, përfaqësuese nga Unioni i Studentëve të Universitetit të Varshavës, si u takuan me Prof. Dr. Marta Kicinska-Haibior, prorektore e Universitetit të Varshavës. 


Studentë po kështu zhvilluan takim edhe me profesorët Jakub Zajaczkowski dhe  Karina Jedrzejowska. 

 

Gjatë qëndrimin në Varshavë, studentët e UBT-së morën pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Realizmi dhe politika e fuqive të mëdha në Evropë dhe në Pacifikun Aziatik”.