Studentët e UBT-së vizituan Radio Kosovën

18/01/2017

Studentët e vitit të dytë të drejtimit Media dhe Komunikim në UBT, të mërkurën, vizituan Radio Kosovën, me ç’rast u pritën nga redaktorja përgjegjëse, Mirvete Uka. 
Ajo i njoftoi studentët me mënyrën e funksionimit të këtij mediumi, me vështirësitë e të mbijetuarit në epokën digjitale, me ambientet e punës, si dhe me gazetarët dhe pjesën tjetër të stafit, që punojnë në këtë radio.

 

Uka tha se Radio Kosova është njëra ndër radiot më të dëgjuara në vend.
“Radio Kosova ka një numër të madh të dëgjuesve, si rezultat i profesionalizmit dhe besueshmërisë që e kemi krijuar tek audienca ndër vite”, vlerësoi ajo.
Duke inkurajuar studentët që të punojnë me veten e tyre, Uka i njoftoi ata për mundësinë e praktikës dhe punësimit në këtë radio.
“Ne jemi të hapur për të pranuar në mesin tonë njerëz të rinj, entuziastë të aftë dhe që e duan radion”, theksoi ajo.

 

Studentët mbetën të kënaqur me përvojën e marrë nga vizita studimore në Radio Kosova, si dhe me mënyrën e funksionimit të saj.
Pos kësaj vizite, studentët e Medias dhe Komunikimit në UBT, në vazhdimësi kanë vizituar edhe mediume televizive, portale e gazeta vendore.