Studentët e UBT-së vizituan Panairin e materialeve ndërtimore në Turqi

13/06/2017

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Arkitekturës dhe të Dizajnit të Integruar, të udhëhequr nga dekani i Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. dr Muhamet Ahmeti dhe nga profesorët në UBT, prof. dr Ajhan Bajmaku dhe prof. Skender Kosumi, kanë realizuar vizitë studimore në Turqi, me ç’rast ishin pjesëmarrës në Panairin e ndërkombëtar të materialeve ndërtimore, që po mbahet për herë të 40-të në këtë shtet.


Ky panair është njëri nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në rajon dhe Evropë, ku këtë vit morën pjesë mbi 200 shtete dhe më shumë se 2000 kompani të ndryshme, të cilat merren me prodhimin e materialeve të ndryshme ndërtimore.
Me këtë rast, studentët patën mundësi të shohin materiale të ndryshme inovative, të cilat janë duke u aplikuar nëpër projekte të ndryshme në botë.

 

Krahas kësaj, studentët bënë edhe një shëtitje me anije nëpër grykën e Bosforit, konkretisht tek ura e Bosforit, që e lidhë Evropën me Azinë.
Tutje, ata vizituan Qendrën Tregtare “Zollu”, si njëra ndër qendrat më të mira për arkitekturë në Evropë, teksa panë edhe akuariumin e Stambollit, që është njëri nga më të mëdhenjtë në botë për nga madhësia dhe numri i llojeve të ndryshme të peshqve dhe botës bimore.