Studentët e UBT-së vizituan Këshillin Gjyqësor të Kosovës

18/12/2017

 

Studentët e vitit të parë në Fakultetin Shkenca Politike në UBT, kanë zhvilluar vizitë studimore në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku janë njohur nga afër me strukturat organizative të KGJK-së.

 

Studentët janë pritur nga drejtori i sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, i cili ka treguar se sekretariati e ndihmon KGJK-në në zbatimin e rregullave dhe politikat lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e gjykatave.


Sipas tij, kompetencat e institucionit janë të parapara me kushtetutë, ku KGJK-ja luan rol të rëndësishëm edhe për sigurimin e pavarësisë dhe objektivitetin e sistemit gjyqësor.

 

Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Qeverisja dhe Institucionet Politike, që ligjërohet nga profesori Alfred Marleku.