Studentët e UBT-së vizituan kompaninë “Deloitte”

18/12/2015

18 dhjetor. – Përfaqësues nga Qendra e Karrierës dhe studentë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT vizituan kompaninë “Deloitte” dhe morën pjesë në prezantimin e gjetjeve të studimit “Liderët e së Ardhmes – Hapat e Parë në Tregun e Punës”. 

 

Ata morën pjesë aktive në debatin e organizuar me këtë rast, duke dëshmuar dije dhe interesim të lartë rreth temës së trajtuar.

 

 

Pas prezantimit, studentët vizituan edhe zyrat e kompanisë “Deloitte” për të parë nga afër se si zhvillohet puna në këtë kompani.