Studentët e UBT-së vizituan Komisionin e Pavarur të Mediave

02/04/2015

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-të vizituan Komisionin e Pavarur të Medieve. Kryeshefja Ekzekutive e KPM-së, Naile Krasniqi, para studentëve e bëri një prezantim të punës dhe përgjegjësive që ka Komisioni i Medieve.

 

Ajo foli për kompetencat e këtij institucioni karshi mediave në Kosovë, numrin e medieve të licencuara, si dhe kushtet që një medium duhet t’i plotësoj për të marr licencë në KPM. Krasniqi me këtë rast njoftoi se KPM tashmë ka marr vendim për licencimin e Radios në kuadër të UBT-së, që është një e arritur tjetër e menaxhmentit dhe stafit të këtij institucionit të lartë arsimor, si dhe një mundësi e shkëlqyeshme edukimi të studentëve të Medias dhe Komunikimit në këtë institucion arsimor.

 

Krasniqi po ashtu foli për procesin e digjitalizimit, ku njoftoj se, KPM tashmë e ka dërguar në qeveri për miratim strategjinë për këtë proces të rëndësishëm në Kosovë. Ajo u shpjegoj studentëve të UBT-së edhe mënyrën e monitorimit të medieve. 

 

Studentët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, përmes pyetjeve të tyre u interesuan për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me mediat, rregulloret të cilat janë në fuqi e që ndërlidhen me funksionimin e medias, si dhe për natyrën e shkeljeve të Kodit të Sjelljes nga mediat, rasteve konkrete të shkeljeve dhe dënimeve të shqiptuara nga KPM.