Studentët e UBT-së vizituan institucionet shtetërore të Maqedonisë

21/04/2017

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT, me rastin e një vizite studimore të realizuar në Maqedoni, vizituan disa institucione, ndër tjerash edhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht Ministrinë e Integrimeve Evropiane, me ç’rast u pritën nga zv.ministri Arber Ademi, si dhe Ambasadën e Kosovës në Maqedoni, ku u pritën nga këshilltari i ministrit, Valon Krasniqi.


Krahas vizitës nëpër institucione shtetërore, studentët vizituan edhe objekte dhe monumente të rëndësishme historike e kulturore të Shkupit, duke përfshirë Muzeun e Lirisë dhe Muzeun “Nënë Tereza”.


UBT, në vazhdimësi po organizon vizita për studentët nëpër institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të informimit të tyre me kushtet dhe mundësitë që ofron tregu i punës.