Studentët e UBT-së vizituan institucionet e drejtësisë

22/04/2016

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik në UBT, janë pritur të premten në institucionet e drejtësisë kosovare: Gjykatë dhe Prokurori, në Prishtinë.

 

 

Të udhëhequr nga ligjëruesi Lavdim Krasniqi, ata janë njoftuar me punët e gjyqësorit dhe të prokurorisë, ndërsa kishin rastin të ishin pjesë e një seance gjyqësore, në të cilën janë njohur nga afër me procesin.

 

Studentët janë pritur nga gjyqtarë e prokurorë dhe nga stafi përcjellës i dy institucioneve.