Studentët e UBT-së vizituan hidrocentralet “Dikancës 1 dhe 2” dhe “Eurokos”

16/11/2017

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë Efiçiente, kanë zhvilluar vizitë studimore në hidrocentralet e Dikancës 1 dhe 2 dhe në hidrocentralin Eurokos, ku janë pritur nga inxhinierët dhe udhëheqësit e këtyre hidrocentraleve.

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentët të kenë mundësi të bëjnë ndërlidhjen e mësimeve teorike me ato praktike, dhe për këtë qëllim, për ta u bë e mundur që të shohin nga afër procedurat e gjenerimit të energjisë elektrike përmes ujit, procesin e rrjedhjes së ujit që vjen nga lartësia prej rreth 160 metra dhe sistemet automatike të këtyre hidrocentraleve. Pos kësaj, studentët janë njoftuar edhe me format moderne të gjenerimit të energjisë dhe me kapacitetet e gjeneratorëve që gjinden aty.


Aktivitete të tilla do të praktikohen edhe në vazhdim për studentët e drejtimeve të tjera.