Studentët e UBT-së vizituan Fabrikën e Ujit në Vushtrri
16/04/2018
Studentët e vitit të dytë në Fakultetin Inxhinieri e Energjisë, kanë realizuar vizitë në Fabrikën e Ujit, në Vushtrri, nën shoqërimin e ligjëruesve, Vehbi Sofiu, Afrim Osmani dhe Sami Gashi.
Studentët u pritën nga menaxhmenti i fabrikës, të cilët i njoftuan ata nga afër me teknologjinë e fundit që është instaluar në industri, me funksionimin e lidhjes së sensorëve me sistem softuerik, pastaj me monitorimin e gjithë sistemit të punës me sistemin e skadave dhe me komplet funksionimin automatik të sistemit të pompimit me fuqi prej 200kw, teksa panë edhe sistemin e tabelës komanduese automatike me mbrojtje të stabilimenteve energjetike.
Departamenti synon që vizita të tilla të bëhen në vazhdimësi, me qëllim të përgatitjes së inxhinierëve të ardhshëm për treg të punës.