Studentët e UBT-së vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele dhe Kuvendin e Maqedonisë

08/06/2017

Studentët e nivelit master në programin Politika Publike, realizuan vizitë njëditore në qytetin e Shkupit, në Maqedoni, nën udhëheqjen e prof. dr Ylber Sela.

 

Me rastin e kësaj vizite, studentët e UBT-së vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele, ku u pritën nga drejtori i këtij institucioni, dr Zoran Trajçevksi dhe nga prof. Milaim Fetaj, me ç’rast prej tyre u njoftuan me funksionimin dhe organizimin, me punën e përditshme praktike të Agjencisë dhe kompetencat e saj, si dhe me mënyrën e funksionimit të Këshillit të kësaj agjencie.

Tutje, studentët vizituan edhe Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, ku u pritën nga kryetari Talat Xhaferi, i cili gjatë një bashkëbisedimi, i njoftoi ne mënyrën e punës, organizimit dhe funksionimit.