Studentët e UBT-së vizitojnë në Dibër një minierë dhe fabrikën e gipsit, “Knauf-Radika”

21/06/2016

Studentë të UBT-së nga fakultetet: Ndërtimtari e Arkitekturë, me qëllim të përmbushjes së programeve akademike në fushën që e studiojnë, ia kanë mësyrë edhe Dibrës së Maqedonisë. Të udhëhequr nga asistenti i Gjeomekanikës, dr.sc. Hazir Çadraku, në Dibër, kanë realizuar një vizitë studimore në fabrikën “Knauf-Radika”, e cila merret me prodhimin e gipsit dhe produkteve të tij. Transporti u është siguruar nga ndërmarrja nikoqire, ndërsa studentët, para se ta vizitonin fabrikën, kanë vizituar edhe një minierë, ku nga inxhinierët e teknologjisë, janë njoftuar për procesin e punës dhe funksionimin e minierës.