Studentët e UBT-së vizitojnë Gjykatën Themelore në Prishtinë

14/12/2017

 

Studentët e Fakultetit Juridik në UBT, kanë vizituar Gjykatën Themelore në Prishtinë, me qëllim të njohjes nga afër me mbarëvajtjen e punëve dhe mbajtjen e seancave gjyqësore.


Studentët patën rastin që të ndjekin një seancë gjyqësore që si problem trajtohej shqyrtimi gjyqësor i pronave rreth një vepre penale, nga i cili problem kishte edhe vrasje.


Studentët janë pritur nga zëvendës kryetari i gjykatës, njëherësh gjyqtari Arben Hoti, i cili ka thënë se si gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe katër degët e saj merren me të gjitha llojet e rasteve. Tutje, ai tha se këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të gjykatës.


Gjykata Themelore e Prishtinës është një nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Kjo gjykatë ofron qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Prishtinës