Studentët e UBT-së triumfojnë me suksese në Albanian ICT Awards IV

03/05/2016

Dy studentë të UBT-së, Florian Piraj dhe Lum Gashi, janë shpallur fitues të çmimit “Inovacioni i vitit”, në ceremoninë Gala të Albanian ICT Awards, në Tiranë, e cila u organizua për të katërtin vit me radhë. Ata kanë fituar me produktin e tyre “Formon Core”. 


Kompania “Formon”, pjesë e të cilës janë Piraj dhe Gashi, është e themeluar në mars 2015, ndërsa është prodhuesi i parë rajonal i produkteve hardverike në fushën e Industrisë 3D.


Qëllimi kryesor i Formon-it është që të ndërtojë mjete më të thjeshta, që e bëjnë procesin krijues sa më të lehtë dhe më të thjeshtë për të gjithë përdoruesit.


“Formon Core”, pra, është produkt i cili krijon objekte tredimensionale, duke e nxjerrë plastikën shtresë pas shtrese dhe me rezolucion të lartë. Kjo arrihet nëpërmjet softuerit “Scope”, i zhvilluar nga “Formon”, i lehtë për t’u përdorur dhe kompatibil për sisteme të ndryshme operative. Po ashtu, ka mundësi lidhjeje me Ëi- Fi, i integruar në pllakën elektronike.


Porositë për Printerin 3D “Formon Core” kanë filluar tashmë, kurse produkti do të dalë në treg së shpejti. Një tjetër përparësi e këtij produkti është edhe çmimi dukshëm më i lirë se konkurrentët ndërkombëtarë. 
Studenti tjetër i UBT-së, Leutrim Berisha, ndërkaq, ka fituar nga Albanian ICT Aëards mirënjohjen ”Hakerat e bardhë”. Kjo për shkak se Berisha kishte marrë një set çmimesh nga NASA, Pentagon dhe Google, si kontribuues në sigurinë kibernetike të këtyre organizatave. 


Do theksuar se një vit më parë, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi e kishte marrë çmimin Akademiku i vitit, pikërisht nga Albanian ICT Awards. Vjet, çmime kishin fituar edhe disa studentë të UBT-së.
UBT-ja ka sponsoruar ngjarjen, duke i mbështetur me bursa studimi në UBT, dy studentët fitues.