Studentët e UBT-së përfundojnë praktikën në Bechtel-Enka

25/10/2017

Grupi i dytë i studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, kanë përfunduar punën praktike njëmujore në kompaninë “Bechtel-Enka”, e cila aktualisht është duke i realizuar punimet e autostradës “Arbën Xhaferi”, në relacionin Prishtinë-Shkup, teksa e njëjta, është lidere në regjion në punimin e autostradave.

 

Në ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, studentët që ishin pjesë e kësaj praktike shpalosën historikun dhe zhvillimin e kompanisë, projektet madhore të krijuara prej saj, mënyrën e ndarjes së punëve dhe përgjegjësive nëpër departamente, fazat dhe proceset e kaluara deri tek përfundimi i punimeve, si dhe përvojën e fituar përgjatë një muaji, sa edhe zgjati puna praktike e studentëve të UBT-së.

 

Puna praktike e studentëve është mundësuar si rezultat i bashkëpunimit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit me kompaninë e njohur “Bechtel-Enka”.

 

Segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi”, në relacionin Prishtinë-Shkup, është duke u realizuar në një pjesë shumë të vështirë të terrenit, e cila përbën një sfidë për kompaninë dhe për këtë arsye shërbeu si një rast i veçantë që studentët të njihen me problemet të cilat do t’i hasin gjatë karrierës së tyre si inxhinierë