Studentët e UBT-së përfundojnë internship-in në Autostradën Biennale

30/08/2017

Studentët e UBT-së, të Departamentit e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Dizajnit të Integruar, Medias e Komunikimit dhe Mekatronikës, kanë përfunduar internship-in e tyre dyjavor në festivalin e artit bashkëkohor, “Autostrada Biennale, që sivjet u mbajt për herë të parë në Prizren dhe mblodhi artistë të shumtë nga e mbarë bota, me misionin për të zgjeruar kulturën dhe për të rigjallëruar komunitetin e saj.


Studentët kanë funksionuar në mënyrë të organizuar dhe kanë dhënë kontribut nëpër departamente të ndryshme, duke i kryer punët dhe angazhimet në cilësinë e stafit ose vullnetarëve. Ata janë duke ndihmuar në punët organizative, në menaxhimin e hapësirave, në punët e produksionit, në koordinimin dhe mbulueshmërinë e anës mediale, si dhe në përgatitjen e skenave dhe ndërtimin e robotëve, që janë nga artistët për realizimit të veprave të tyre artistike.


Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, “Autostrada Biennale”, e cila në edicionin e vet të parë po trajton temën “E ardhmja e kufijve”, është hapur më 19 gusht dhe do të zgjas deri më 23 shtator.