Studentët e UBT-së prezantojnë 64 raste urbane të hulumtuara në terren

27/06/2016

250 studentë të UBT-së, të vitit të tretë (BA), në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanizmit, përreth dy javë, kanë prezantuar punimet e tyre semestrale nga lënda e Planifikimit Urban. E veçanta e kësaj pune, që hyn në kuadër të aktiviteteve akademike të UBT-së, është se projektet përfshinin më shumë se 64 raste studimore urbane nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, si: Prishtinë, Pejë, Prizren, Lipjan, Gjilan, Kamenicë, Kaçanik, Ferizaj etj. Puna është bazuar në metodologjinë e standardizuar ndërkombëtare për planifikim urban. Studentët, pos që kanë analizuar dhe vlerësuar gjendjen ekzistuese, kanë bërë edhe projekte për zgjidhje të reja urbane. Të angazhuar në punë individuale e grupore, ata kanë treguar aftësi krijuese profesionale, ndjenjë të punës ekipore, ndërveprim etj.


 

Punimet janë prezantuar para mësimdhënësve, dr.sc. Binak Beqaj dhe Cand. dr. Vlora Aliu, të cilët kanë vlerësuar ato. Mësimdhënësit kanë thënë se studentët kanë treguar aftësi për të analizuar dhe vlerësuar problematikën reale në terren, shkathtësi për t’i prezantuar punimet para audiencës dhe sukses të mirë.