Studentët e UBT-së pjesëmarrës në ekspozitësn “Let’s meet Vaserelay”, në Hungari

17/10/2016

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës në UBT ishin pjesë e ekspozitës “Let’s meet Vasarely”, e organizuar për nder të piktorit Victor Vasarelay, nga Universiteti Pecs i Hungarisë. 
Në bazë të prezantimeve të tyre, studentët e UBT-së, janë vlerësuar shumë mirë. Punimet e tyre janë ekspozuar së bashku me punimet e disa universiteteve të tjera pjesëmarrëse. 
Pos të tjerash, punimet, sipas dekanit të Fakultetit të Arkitekturës, dr. Lulzim Beqiri, do të bëhen pjesë e një katalogu që do të botohet pas ekspozitës.