Studentët e UBT-së, pjesë e trajnimit të OSCE-së mbi mënyrën e raportimit në gjykata

16/11/2017

Studentët e UBT-së, të Fakultetit Media dhe Komunikim, Arta Kabashi, Fatbardhë Kiqina, Flamur Gajtani dhe Gresa Maliqi, e kanë përfaqësuar UBT-në në trajnimin “Raportimi nga gjykata”, që u organizua nën përkujdesjen e misionit të OSCE-së në Kosovë dhe në të cilin morën pjesë gazetarë të rinj nga institucione dhe mediume të ndryshme vendore.

 

Përgjatë këtij trajnimit, ata u njoftuan mbi mënyrën e raportimit në proceset gjyqësore nëpër gjykata, mënyrën se si bëhen filmimet dhe përcjellja tekstuale e këtyre rasteve, pastaj u njoftuan edhe për format e ruajtjes e privatësisë dhe identitetit të të akuzuarve, dëshmitarëve të mbrojtur dhe të miturve të përfshirë në proces, për terminologjitë juridike që duhet përdorur karshi njerëzve të përfshirë në gjykim, si dhe për të drejtat dhe kufizimet e tyre si gazetarë gjatë raportimit.

 

Gjatë trajnimit është simuluar edhe një rast gjyqësor nga gjyqtarë të vërtetë, përballë të cilëve, edhe pjesëmarrësit e trajnimit, në cilësinë e gazetarëve, simuluan mbrojtjen e të drejtave të tyre për fotografim e xhirim të procesit, duke u mbështetur në lirinë që ua siguron ligji.

 

Trajnimi “Raportimi në gjykata”, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së shtunë, ku do të vijojë me ligjërim mbi raportimin e rregullt nëpër procese gjyqësore, si dhe me simulim të mëtejmë të raportimit.