Studentët e UBT-së, pjesë e Shkollës së Etikës së Gazetarisë

29/11/2017

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Gresa Maliqi, Çlirim Qeriqi, Marigona Xhakli dhe Albulena Balaj, po përfaqësojnë UBT-në në “Shkollën e Etikës së Gazetarisë”, trajnim tre ditor të cilin e organizon tradicionalisht Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.

 

Trajnimi organizohet për studentë të gazetarisë e për gazetarë të ri, si dhe do të mbahet në dy module, ku do të ligjërojnë gazetarë nga vendi e ekspertë nga fusha e mediave.

 

Gazetarët e rinj do të dëshmojnë dijen e tyre teorike dhe praktike, teksa do të mësojnë edhe për zgjidhjen e ankesave të simuluara për shkelje të Kodit të Etikës së Gazetarisë.

 

Gjithashtu ata do të debatojnë për etikën, përfshirë në gazetarinë hulumtuese dhe rrjetet sociale, si dhe do të njihen edhe me organizimin e disa mediumeve në vend.

 

Për vijim të suksesshëm të Shkollës së Etikës së Gazetarisë, pjesëmarrësve u ndahen mirënjohje dhe libra profesional të etikës së gazetarisë.