Studentët e UBT-së pjesë e punëtorisë shtatëditore “Linking Albania, Kosova and Macedonia

08/04/2015

Studentët e UBT-së, të programit Master për Arkitekturë, qenë pjesë e punëtorisë shtatëditore “Linking Albania, Kosova and Macedonia” të organizuar mes UBT, Universitetit Publik të Prishtinës, Universitetit të Tetovës, Universitetit Teknik të Vjenës, AAB dhe Universitetit Polis.

 

Punëtoria pati si qëllim studimin e regjionit ndërkufitar që lidh mes vete Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, me ç’rast edhe vizituan Prishtinën, Tiranën, Valbonën, Tetovën, Gjakovën, Prizrenin dhe Pejën.

 

Me ekspertë nga fusha e Planifikimit Hapësinor, grupet e studentëve trajtuan këto regjione për të nxjerrë në pah të përbashkëtat e këtyre vendeve, si dhe analizuan metodat që mund të aplikohen për të sjellë më afër dhe për të nxitur një bashkëpunim të ngushtë ndërregjional të këtyre vendeve.

 

Turizmi mbetet si përherë pika lidhëse si mjet që do të kishte impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të këtyre qyteteve, përveç që do të krijonte marrëdhënie të ndërsjella sociale, ekonomike e shoqërore mes qyteteve në anën tjetër të kufirit.

Dita përmbyllëse e punëtorisë mobile “Linking Albania, Kosova and Macedonia” u mbajt në Kolegjin UBT me ç’rast studentët prezantuan strategjinë e tyre për zhvillimin e këtyre vendbanimeve.