Studentët e UBT-së njihen me procesin e përpunimit të ujit të pijshëm

08/06/2016

Të prirë nga ligjëruesi i lëndës “Ujësjellësi e Kanalizimi”, Ilir Avdullahu, studentë të fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë) në UBT, kanë vizituar fabrikën e përpunimit të ujit të pijshëm, në Albanik (ish-Shajkoc). Në objektet përcjellëse të Stacionit të Pompave dhe të procesit teknologjik të përpunimit të ujit, studentët kanë parë nga afër akumulimin, teknologjinë e përpunimit te ujit dhe shpërndarjen deri tek konsumatorët.

 

Vizita e studentëve ka filluar në liqenin e Batllavës dhe objektet përcjellëse, si: diga, kulla e marrjes së ujit , kapërderdhësi për shkarkimin e ujërave të tepërta etj. Fabrika e përpunimit të ujit në Albanik është ndërtuar më 1980, ndërsa furnizon me ujë Prishtinën, Podujevën, Kastriotin dhe një pjesë të Fushë Kosovësv