Studentët e UBT-së morrën pjesë në Panairin e Punës 2014

27/05/2014

Prishtinë, 27 maj 2014 –  Në kuadër të bashkëpunimit të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), dhe  me qëllim të zbutjes së papunësisë në Republikën e  Kosovës, kjo shoqatë sot organizoi panairin punës ku  ishin  prezentë   edhe  studentët e UBT-së, të organizuar nga Qendra e Karrierës brenda këtij institucioni.

 

Panairi i organizua nga STIKK  kishte  synimin qw të prezantojë para studentëve  dhe të interesuarve  të tjerë mundësitë e punësimit në disa prej kompanive të sektorit të TI-së dhe tjera në Republikën e Kosovë.

 

Në kuadër të këtij panairi të punës u prezantuan kompani prestigjioze dhe që shquhen për profesionalizëm dhe në vend dhe më gjerë.

 

Pasi vetëm UBT njihet në vend dhe më gjerë  për cilësinë dhe zhvillimin e Fakultetit të për Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, dhe Fakultetin Menaxhment,  Biznesit dhe Ekonomi,  dhe në të nuk mungoi as  pjesëmarrja e studentëve të këtyre drejtimeve studimore.

 

Organizatorët dhe bizneset prezentë përgëzuan angazhimin e studenteve të UBT-së dhe institucionin në përgjithësi. 

 

Ndërsa nga ana tjetër z. Alban Gerguri,  nga kompania “Trokit” u shpreh se punonjësit më të mirë në kompaninë e tij janë studentët e UBT-së.