Studentët e UBT-së me rezultate shumë të larta në garën në programin e zhvillimit të talenteve dhe ndërlidhjes me ndërmarrësinë

30/01/2016

Të gjithë studentët e UBT-së, që kanë marrë pjesë në një garë në programin e zhvillimit të talenteve dhe ndërlidhjes me ndërmarrësinë, e kanë kaluar testin me rezultat dukshëm më të mirë se pragu i përcaktuar.


Programi i zhvillimit të talenteve përfshin testimin e dijes sipas kritereve të përcaktuara, me qëllim të përzgjedhjes së studentëve më të mirë për zhvillimin e programeve të ndryshme.

 

Sikur edhe në shumë gara të tjera, edhe në këtë garë, studentët e UBT-së treguan dije të theksuar, duke u dalluar dukshëm nga kolegët e tyre nga institucione të tjera.