Studentët e UBT-së me numër rekord në dhurimin vullnetar të gjakut

20/03/2015

Studentët dhe stafi i  UBT-së, janë solidarizuar duke dhuruar gjak, gjatë aksionit që ka zgjatur dy ditë me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”,  në ambientet e UBT-së në Prishtinë.

 

Menaxhere e Marketingut dhe Informimit në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Albana Gashi falënderoi udhëheqjen, profesorët dhe studentët e UBT-së për gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur pozitivisht aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut.

 

“Falënderojmë UBT-në qe ka bërë këtë aksion për të dhuruar gjak. Si hera e parë, kemi një numër që ka thyer  rekordet nga të gjitha institucionet e larta arsimore private në vend, po ashtu edhe shtetërore. Është një numër shumë i madh i dhuruesve vullnetar të gjakut. Duke u nisur nga interesimi i studentëve ne kemi vazhduar  edhe ditën e dytë të dhurimit të gjakut”, tha Gashi.

 

“Të dhurosh gjak është një gjest më human, ndërsa për një pacient është jetë.  Dhurimi i gjakut për dhuruesin është një gjest shumë i thjeshtë, është vetëm një freskim i rruazave të gjakut, mirëpo  për pacientin është jetë. Ky gjak shkon për të gjithë ata pacientë të  cilët janë në rrezik për jetë dhe që kanë nevojë për gjak, është një gjest dhe një vepër shumë e madhe për secilin që dhuron gjak. Mosha e cila mund të dhurojë gjak është nga 17-18 vjet deri në moshën 65 vjeç. Ne kemi nevojë për të gjitha grupet e gjakut, sepse pacientët tanë jenë me këto gjithë grupet e gjakut, mirëpo për grupin “A Negativ” ka nevojë më shumë”, tha Albana Gashi.