Studentët e UBT-së me mundësi studimi në Amerikë

21/03/2016

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka pritur, të hënën, përfaqësuesin e universitetit amerikan, Morenead State University, me seli në Kentucky, Ahmad Zargari – CSTM, Ph.D, njëherësh dekan në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Sistemit të Informacionit brenda këtij univeristeti. 

 

Rektori Hajrizi dhe dekani Zargari kanë arritur marrëveshja të ndërsjellë që nga 10 studentë, për një semester ose një vit akademik, të studiojnë në institucionet përkatëse të shkollimit të lartë, domethënë 10 studentë të UBT-së të studiojnë në Morenead State University dhe 10 studentë të kësaj të fundit, të studiojnë në UBT. 

 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e UBT-së, ndërsa do të përzgjidhen ata që kanë rezultate më të mira gjatë studimit.

 

Në takim është biseduar edhe për shkëmbim të stafit akademik, si dhe për zhvillime të përbashkëta kërkimore e shkencore.