Studentët e UBT-së me mundësi punësimi e studimi jashtë vendit

21/12/2016

Studentja e Shkencave politike, Arrita Dema, ka arritur që falë bashkëpunimit të UBT-së me Universitetin e Varshavës, të vazhdojë studimet e nivelit master në këtë universitet prestigjioz evropian.

 

Për përvojën gjatë kryerjes së studimeve themelore në UBT, Dema tha se në këtë institucion ka gjetur gjithçka që ka pasur nevojë, në fushën e studimeve.

 

“Kushtet adekuate, lidhja e fortë me profesorët dhe kolegët, bibliotekat e pasura, vizitat e ndryshme, intershipet dhe forcimi i aftësive profesionale, ka bërë që UBT të jetë institucioni ideal për pjekje profesionale”.

 

Ajo tha se programi i Shkencave Politike në UBT është shumë i sofistikuar, si në aspektin e mësimit teorik, ashtu edhe në atë praktik.

 

“Unë kam përfituar të gjitha njohuritë e nevojshme për një student të nivelit themelor të studimeve, duke filluar nga më baziket e deri tek ato më profesionale të mundshme”, vlerësoi Dema, teksa shtoi se ligjëratat kanë qenë atraktive dhe të plotësuara me debate, prezantime e hulumtime shkencore.

 

Duke rrëfyer për mundësitë për punësim, që i janë ofruar pas përfundimit të studimeve, ajo theksoi se aktualisht është e punësuar, kurse më parë ka qenë pjesë e shumë trajnimeve, vizitave e praktikave nëpër institucione të ndryshme të Kosovës.

 

“Menjëherë pas diplomimit jam punësuar në “Kenny Foundation”, fondacion zviceran për bamirësi”. Tregoi se më parë ka qenë pjesë e intershipeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë të Punëve të Brendshme të Kosovës”.