Studentët e UBT-së marrin ftesë për vizitë në NASA

27/07/2015

Studentët e UBT-së, Muhamed Retkoceri, Rinor Maloku dhe Taulant Mehmeti kanë marrë ftesë për vizitë në NASA për të përcjellë lansimin e Spacex Distance CRS-8 të NASA-s (the eight cargo resupply mission of Dragon to the ISS. Notably, Bigelow Aerospace will provide the BEAM inflantable module as unpressurized cargo to be attached to the station), që do të mbahet në fund të këtij viti.

 

Tre studentët e UBT-së, së bashku me kolegë të tyre nga UP-ja janë pjesë e projektit “Natev Explorer”, që fitoi garën ndërkombëtare të organizuar nga NASA, në një konkurrencë të fortë me projekte nga e gjithë bota.