Studentët e UBT-së kundër bërllokut

24/05/2012

 

Prishtinë, 24 maj 2012-  Studentët e UBT, e mbështetë fuqishëm aksionin e sotshëm, që shtrihet në mbarë vendin, me moton “Ta pastrojmë Kosovën”,  në Lagjen “Emshir ” të Prishtinës, ndërsa në këtë aksion për pastrimin e kësaj pjese  kanë  marrë pjesë edhe disa prej stafit akademik dhe administrativ të këtij Institucioni të lartë arsimor.  

 

 

Kryetarja e Organizatës Studentore të UBT, Saranda Musliu dhe gjithë studentët pjesëmarrës të këtij aktiviteti konsideruan  se me këtë iniciativë, Kosova do të jetë pjesë e mbarë botës së civilizuar, e nismave të tilla në mbarë globin, për një ambient të pastër, që është edhe parakusht i një jete të shëndoshë për njerëzit.

 

 

Ata më tutje thanë  se  kemi vetëm një tokë dhe kemi obligim ta ruajmë për vete dhe për gjeneratat që vijnë pas nesh.

 

Kurse Presidenti i UBT-së, Prof. Dr.  Edmond Hajrizi  tha se duhet të mbështes dhe e përshëndeti   iniciativën e tillë, që ka filluar jo vetëm  më studentët e UBT-së por edhe në gjithë Republikën e Kosovës e më tutje. ”Shpresoj që ky aktivitet të vazhdojë gjatë gjithë kohës,  dhe ne dëshirojmë që vendi ynë  të jetë  shumë i pastër dhe duhet të punojmë që ta mbajmë të tillë”.