Studentët e UBT-së interesohen për hekurudhat dhe për 40-katëshen në kryeqytet

01/06/2016

Një grup studentësh nga Fakulteti i Ndërtimtarisë (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë) në UBT, me qëllim që të mësojnë për infrastrukturën hekurudhore të Kosovës dhe për ndërtimet urbanistike në kryeqytet, gjatë javës, kanë vizituar Drejtorinë e Hekurudhave (INFRAKOS), në Fushë Kosovë, si dhe ndërtimin e 40-katëshes në Prishtinë.


Të udhëhequr nga profesorët e e tyre, si Idaver Useini (INFRAKOS), Muhamet Ahmeti e Mimoza Sylejmani (40-katëshe – NARTEL), studentët janë njoftuar për rrjedhat në këto dy fusha, nga përfaqësuesit përkatës. Në të dy vizitat, studentët kanë  parë nga afër specifikat e punimeve, si dhe kanë mësuar nevojat bashkëkohore të zhvillimit.