Studentët e UBT-së fituan bursa studimi në 16 universitete të vendeve të BE-së

09/07/2011

Prishtinë, 9 korrik 2011-  UBT prej themelimit në vazhdimësi është përfituese e  projekteve ndërkombëtare të sektorit të arsimit në Evropë dhe më gjerë. Përveç të tjerave,  këtë vit dhe për katër vitet e ardhshme UBT është përfituese e  projektit “ERASMUS MUNDUS”, projekt i Bashkimit Evropian,  dhe  nga ky  projekt,  po në këtë vit,   shumë studentë  të UBT, kanë fituar bursa të plota studimi për vitin e ri akademik 2011-2012   në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master dhe të doktoratës,  të cilët do të fillojnë  mobilitetin e tyre në universitetet më prestigjioze  të vendeve të Bashkimit Evropian, u tha sot  gjatë një konference për  media,  të organizuar  në ambientet e UBT, në Prishtinë.

 

Studentet të cilët janë pranuar dhe kanë fituar bursë të plota  për studime  në kuadër të projektit në fjalë  për fazën e parë janë:  Njomza Havolli, Blertë Bytyci, Egzon Dushku, Anesa Ramaxhiku  në Universitetin “Limerick” të Irlandës,  Lirigzona Morina në Universitetin “Lappeenrnat” në Finlandë, Qëndresa Sopi në Berlin të Gjermanisë etj,  kurse për master Sherif Hyseni në Universitetin “City” në Londër. Po ashtu, ka edhe kandidatë për studime të pos-doktoratës si Binak Beqaj, në Universitetin “City” në Londër të Anglisë etj. 

 

Pasi UBT është përfituese e  projektit “ERASMUS MUNDUS”, dhe në kuadër të këtij përfshihen  16 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre tetë nga vendet e Ballkanit,  ndryshe  UBT është institucion i vetëm i lartë arsimor privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese e  projektit në fjalë, i cili projekte është në vazhdimësi edhe  për  katër vitet e ardhshme për studentët e kosovar.

 

“Përmes këtij projekti përveç që  ofron bursa të plota studimi për studentët tanë  në të gjitha nivelet e studimit,   në universitete më prestigjioze të vendeve  të  Bashkimit Evropian, po edhe studentët e universiteteve që përfshihen  brenda projektit vijën  të studiojnë në Kosovë ” tha i pari i UBT-së , Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

 

Përveç bursave të studimit projekti  “Erasmus Mundus”  përfshinë edhe aktivitete tjera si trajnime në ndërmarrësi, menaxhment, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

 

Projekti ka një shumë 3.8 milionë euro dhe të drejtë aplikimi do të kenë të gjithë studentët kosovarë Krahas tjerave UBT e ka edhe një privilegj përfshire brenda projektit, sepse për katër vite me radhë është koordinatore e këtij projekti, citoi ai.

 

Ta përkujtojmë edhe një fakt se, se UBT  ka  një varg marrëveshje me universitete më prestigjioze në Evrope dhe botë, si me “CIFE” në  Francë, për studime në Integrime dhe të Drejtën Evropian,  profesorët nga universitete e vendeve të me njohura vijnë në Kosovë , pikërisht në UBT dhe ligjërojnë, dhe në fund studentët marrin diplomë, sikurse gjenerata e kaluar  nga institucioni në fjalë . Një bashkëpunim i tillë është edhe me  Danube University Krems nga  Austria, programi ka filluar që një vit të zhvillohet, po ashtu në UBT, dhe për studentet që janë bërë pjesë e këtyre institucioneve u është ofruar bursa studimi etj.

 

Po ashtu studentët përmes UBT-së edhe e kanë pasur  mundësin depërtimit  në universitete të cekura më lartë. Si shembull po i citojmë vetëm disa  kandidatë, të cilët  kanë përfunduar një pjesë të studimeve  në UBT dhe për më tutje  kanë vazhduar  në universitete të Evropës dhe UBT-ja është e vetmja prej institucioneve të arsimit të lartë  privatë që studentëve të vet ju krijon këtë mundësi të studimit të doktoratës jashtë vendit.

 

Për shembull, Dr. Binak Beqaj ka përfunduar  studimet themelore  në UBT, dhe më pas brenda muajit prill 2011, ka përfunduar studime  e doktoratës  në  Universitetin Teknik (TU) të Vjenës në Austri dhe u shpall dr.  nga fusha  e planifikimit dhe menaxhimit urban, kurse Mimoza Dugolli, Lulzim Beqiri dhe Muhamet Ahmeti,  kanë përfunduar studimet master në UBT, dhe  gjatë këtyre ditëve kanë marrë konfirmimin nga TU-ja.

 

Leana Mamuti e cila para tre viteve ka përfunduar studimet themelore në UBT, Departamenti Arkitekturë,  e tash  në prag të përfundimit të studimeve Master në Universitetin  “Politecnico Di Milano” në Itali, drejtimi Arkitekturë. Ermal Lubishtani, i ka përfunduar studimet Master në Mbreterinë e Bashkuar (UK),  në Staffordshire University në Business School,   Ilir Hajdini,  në “University of Sussex” po ashtu në Angli.  Vigan Sadiku, studimet posdiplomike ka përfunduar në Suedi në Lund University, në Fakultetin Lund School of Economics, etj.

 

Po ashtu për tu bërë pjesë e  studimeve në vendet e BE-së, këtë mundësi në vend  ofron vetëm UBT përmes projektit “ERASMUS MUNDUS”, që konkursi është ende i hapur, po ashtu UBT ofron mundësin të  studimeve edhe përmes projekteve të ndryshme që ka në proces edhe përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit.

 

Universitete që përfshihen brenda projekti  në “Erasmus Mundus” janë: City University London,  Freie University Berlin, Lappeenranta University of Technology, University of Bucharest ,  Technical University of Cluj-Napoca, University of Business & Technology, Polytechnic University of Tirana, University of Sarajevo,   University of Tuzla, University of Split,  University “St. Kliment Ohridski” Bitola  for  University of Novi Sad,  etj.