Studentët e UBT-së dhe të UP-së arritën në stacionin hapësinor të NASA-s në Florida

04/12/2015

Muhamed Retkoceri, Rinor Maloku dhe Taulant Mehmeti, student të UBT-së, së bashku me kolegët e tyre nga Universiteti i Prishtinës, kanë arritur në stacionin hapësinor të NASA-s në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tre studentët e UBT-së, së bashku me kolegë të tyre nga UP-ja janë pjesë e projektit “Natev Explorer”, që u shpall fitues i “People’s Choice Award” të NASA Space Apps Challenge 2015.


Agjencia e lajmeve “Telegrafi”, në një lajm për këtë ngjarje, thekson se fotografia e postuar nga grupi i të rinjve, tregon se ata kanë marrë me vete flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

 

“Ëndrra u realizua! #NatEv dhe ICK pushtojnë NASA-n. Falënderim i veçantë të gjithëve për përkrahjen!”, shkruajnë ata, sipas “Telegrafit”.