Studentët e UBT-së dëgjojnë ligjëratë për menaxhimin dhe marketingun

24/02/2017

Përgjegjësi i marketingut të kompanisë “Mabetex – Konstruksione Metalike”, në Ferizaj, Gëzim Mustafa, i shoqëruar edhe nga drejtori i kësaj kompanie, Feti Selmani, mbajti ligjëratë tematike për studentët e nivelit master, të Fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit në UBT.

 

Gjatë kësaj ligjërate, u trajtua tema mbi menaxhimin dhe produktet, me ç’rast u shpjeguan format e menaxhimit të kompanive dhe marketingut të produkteve.

 

Mustafa tha se Inxhinieria e ndërtimit ka nevojë të përhershme për marketing cilësor, duke e njohur konkurrencën në këtë fushë.

“Menaxhimi dhe marketingu janë elemente të rëndësishme që ndikojnë në mënyrën e shfaqjes së një kompanie apo produkti deri tek konsumatorët”, theksoi ai, teksa i informoi studentët mbi risitë e fundit në fushat publicitare, duke dhënë edhe disa shembuj të suksesshëm të kompanive kosovare, në tregun e brendshëm, por edhe atë jashtë Kosovës.