Studentët e UBT-së dëgjojnë ligjëratë për energjinë efiçiente

06/02/2017

Studentët e fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit, të Arkitekturës dhe të Inxhinierisë efiçiente në nivelin master në UBT, dëgjuan ligjëratë tematike më titull “Energjia efiçiente dhe kriteret e ndërtimit, duke u bazuar në qëndrueshmërinë efiçiente”, nga eksperti i inxhinierisë në Zvicër, Bashkim Dyla.


Dyla i informoi studentët me të arriturat e fundit në fushën e energjisë efiçiente, me shembujt apliaktivë, si dhe me synimet dhe arritjet që aspiron Kosova në këtë fushë.

Ndër tjerash, në këtë ligjëratë u trajtuan tema të ndjeshme dhe aktuale, që kryesisht kishin të bënin me ligjet për energji efiçiente në Kosovë.

Ligjërata e inxhinierit Dyla u mbajt në kuadër të lëndës “Materialet e Avancuara të ndërtimit”, të profesorëve Muhamet Ahmeti dhe Visar Krelani.