Studentët e SI-së dëgjojnë ligjërata për visualizimin e të dhënave

12/07/2016

Në ditën e pestë të ANV-së, në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit (SI), u mbajt sesioni me temën “Data Visualization and Infographics”, me ç’rast ligjërues ishte Besfort Guri, përfaqësues i IRuSP (Implementation and Enforcement of Rural Spatial Planning, Open Data Kosovo).

Guri u shpjegoi pjesëmarrësve për visualizimin e të dhënave përmes veglave të tilla si: infogr.am dhe cartodb.com. Tutje, është diskutuar për mënyrën se si realizohet tregimi i ngjarjeve (storieve) përmes infogrameve të ndryshme, ku ndër të tjera, është shpjeguar edhe mënyra për visualizimin e të dhënave gjeografike përmes veglës Cartodb, si njëra ndër më të mirat që përdoret në këtë fushë.


Tema e trajtuar ngjalli interesimin e studentëve pjesëmarrës, pasi që deri para mbajtjes së kësaj ligjërate, ata nuk kishin informacione për funksionin që kryenin këto vegla.