Studentët e SHKI-së organizuan turnirin Game Thon Vol 2

11/05/2017

Si rrjedhojë e shumë aktiviteteve në UBT, për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike u organizua turniri Game Thon Vol 2.

 

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 72 studentë të UBT-së, në cilësinë e lojtarëve, si dhe studentë të institucioneve tjera të arsimit të lartë, të cilët kanë garuar ndërmjet vete duke luajtur online.

 

Studentët e UBT-së, në ditët në vijim do të formojnë një grup elitar të lojërave, të cilët do të financohen nga UBT.

Këto lojëra kanë ndikim të madh në botën reale, andaj si rrjedhojë në turnirët që organizohen jashtë Kosovës, çmimet për fituesit shkojnë deri në 200 milion euro.