Studentët e Shkencave Politike përforcojnë njohuritë profesionale politike

27/02/2017

Studentet e vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT, Erza Kqiku, Lirikosovare Bllaca dhe Gresa Shaqiri, kanë marrë pjesë në Akademinë ”Elita”, në Prishtinë, për aftësim profesional në fushën e politikës.


Akademia në fjalë ka për qëllim përgatitjen e kandidatëve në profesionin e politikanit, për të ushtruar profesionin e analistit politik, gazetarit politik dhe në përgjithësi, trajnohen grupe për politikën.


Me këtë rast, studentja Erëza Kqiku ka thënë se ky trajnim që është mbajtur dhe u shërben studentëve e kandidatëve në përgjithësi për t’u specializuar në fushën e politikës. Sipas saj, akademia i ka përgatitur ata për tregun e punës dhe për tregun politik, si dhe u shërben si model për krijimin dhe zhvillimin e karrierës së tyre.


“Kemi arritur të shohim shumë modele për karrierën politike, prandaj konsideroj se akademia na ka përgatitur për të marrë përsipër detyra të rëndësishme publike, shtetërore, si dhe për të kandiduar për një post zgjedhor”, theksoi Kqiku.


Tutje, ajo ka thënë se e mira e  kësaj akademie është se pjesëmarrësit certifikohen me titullin “Njohës i Politikave”, që të mund të ushtrohet në çdo institucion.

Akademia Profesionale “Elita” është qendër për formim profesional, e cila përgatit kandidatët për profesionet e tyre, në këtë rast për fushën e politikës, me anë të leksioneve dhe praktikës aftëson të interesuarit, për një karrierë të suksesshme.