Studentët e Mekatronikës dhe MBE-së vizituan fabrikat më të mëdha në regjionin e Pejës

19/06/2017

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Mekatronikës dhe ata të MBE-së, në nivelin master, vizituan fabrikat më të avancuara në regjionin e Pejës. 
Vizita është zhvilluar në kuadër të lëndës “Automatikë dhe Komunikimi Industrial”, me prof Peter Kopacek.

 

Gjatë kësaj vizite, ata vizituan fabrikën e Birrës së Pejës, Sinalco, Djath Rugove, Ujë Rugove dhe Vita, me ç’rast janë pritur nga stafi teknik dhe menaxherial i këtyre fabrikave.

 

Tutje, studentët panë nga afër proceset e automatizuara dhe teknologjitë e përdorura në këto fabrika, pastaj me mënyrën e funksionimit, si dhe me ambientet e punës. 

 

Sikurse në nivelin bachelor, ashtu edhe në nivelin master, UBT, për studentët e këtij institucioni ofron kurrikula të përpiluara, në të cilat është e përfshirë pjesa teorike dhe ajo praktike.