Studentët e medias pranë UBT në kuadër të aktiviteteve të tyre studimore kanë realizuar dy vizita në dy mediume qendrore RTV 21 dhe gazetën “Zëri”.

20/11/2014

Studentët e medias në UBT të shoqëruar nga profesori Musa Sabedini kanë realizuar vizita profesionale për të parë pjesën praktike në RTV 21 dhe në gazetën “Zëri”.

 

Studentët në ambientet e RTV21 janë pritur nga Esad Dujaka redaktor në këtë medium i cili u ka shpjeguar studentëve tërë procedurën rreth mbledhjes së lajmeve, përgatitjes së tyre deri tek ana finale.

 

Dujaka u tha studentëve se gazetaria është një profesion shumë i dashur, por që kërkon përkushtim, guxim dhe profesionalizëm.

 

Edhe në ambientet e gazetës “Zëri” studentët janë pritur nga Arbana Xharra kryeredaktore dhe Milaim Shefkiu redaktor. Xharra u ka folur studentëve për konceptin e gazetës, derisa ka shtuar se gazetaria hulumtuese dhe temat kundër krimit, korrupsionit janë prioritet i kësaj gazete.

 

Studentët janë njohur edhe me ecurinë e punës së gazetës që nga fillimi e deri në finale. Studentët ndërkaq kanë bërë pyetje të shumta rreth anës profesionale që zhvillojnë këto dy mediume.

 

Studentja Edita Bujupaj tha se është ndarë e kënaqur nga vizita në këto dy mediume.”Vërtet për mua ishte një befasi e këndshme sepse pash drejtpërdrejtë tërë procedurën e realizimit të lajmeve dhe u njoha edhe me punën që bëjnë gazetat. Tani po bindem se ia ka vlejtur që të jem pjesë e UBT-së”.

 

Edona Jerliu studente tha se praktika nëpër mediume është shumë e dobishme për ta. “Kjo na ndihmon shumë sepse në radhë të parë e njohim punën praktike dhe mësojmë edhe nga përvoja e gazetarëve profesionist”.