Studentët e MBE-së prezantojnë hulumtimet profesionale

30/06/2016

Studentët e vitit të dytë në Kolegjin UBT- Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE), gjatë gjithë ditës së enjte kanë prezantuar projekte hulumtuese, nga lënda “Metodat e hulumtimit”. Prezantimet jepnin fakte, të dhëna statistikore, analiza dhe intervista me ekspertë të fushave të ekonomisë, biznesit e menaxhmentit, sidomos në lidhje me zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme e të vogla (NMV), privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, investimet e mundshme, marrjen e kredive, ndikimin e reklamës, shfrytëzimin e prodhimeve vendore, aktivizimin e të rinjve, stresin në punë, emigrimin, ndikimin e reklamës e të promocionit, përkrahjen e femrës në biznes etj.


Vlerësimi i punës së studentëve është bërë nga pedagogët e 
Kolegjit UBT-së: Bujar Gallopeni, Naim Preniqi, Albulena Jahja dhe Ermal Lubishtani, të cilët kanë përcjellë punimet e studentëve gjatë gjithë vitit akademik. Punimet janë prezantuar kryesisht në formë grupore nga studentët, ndonëse ka pasur edhe aso të karakterit individual.