Studentët e Inxhinierisë vizituan laboratorin “PROING”

09/02/2017

Studentët e fakultetit Inxhinieri e ndërtimit në UBT, vizituan ambientet e punës së laboratorit “PROING”, të udhëhequr nga profesorët Visar Krelani dhe Driton Kryeziu, në kuadër të lëndës “Teknologjia e Betonit”.


Në këtë laborator të njohur dhe të përgatitur në nivel të lartë të pajisjeve për testime të materialeve, Studentët patën rastin të kryejnë disa prova nga betoni me ndihmën e teknikëve, prova të cilat e mundësojnë përcaktimin e cilësisë së betonit në objekte të ndryshme në Kosovë.

Studentët u ndanë shumë të kënaqur nga kjo vizitë, e cila i pasuron ata me njohuri praktike, duke i përgatitur për tregun e punës.