Studentët e Infermierisë ofrojnë shërbime shëndetësore për të moshuarit

20/04/2018

Për nder të Ditës Botërore të Shëndetësisë, studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT, në bashkëpunim me  QKMF-në dhe me DSHMS-në, kanë ofruar shërbime shëndetësore për të moshuarit në Qendrën Sociale për të Moshuar, në lagjen Tophane, në Prishtinë.

 

 

Gjatë vizitës në këtë qendër, studentët u kanë ofruar të moshuarve shërbime të llojllojshme, përfshirë matjen e tensionit të gjakut dhe matjen e nivelit të sheqerit në gjak.

 

Studentët, nën mbikëqyrjen e profesorëve, planifikojnë që vizita dhe shërbime të tilla për të moshuarit dhe për kategori të tjera në nevojë, të ofrojnë në mënyrë periodike, me qëllim që kjo shtresë e shoqërisë të marrë trajtimin e duhur shëndetësor.

 

UBT rregullisht organizon fushata sensibilizuese për të informuar opinionin, respektivisht popullatën, për kujdesin dhe rëndësinë që i duhet kushtuar shëndetit.