Studentët e Infermierisë ofrojnë shërbime falas për qytetarët e Kosovës

12/05/2017

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Infermierisë në UBT, kanë ofruar shërbime të ndryshme shëndetësore, nga të cilët kanë përfituar qindra qytetarë të Kosovës.

 

Gjatë këtij aktiviteti, që nga orët e para të mëngjesit, dhjetëra studentë kanë qëndruar në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ku ofruan shërbime, si: matje e tensionit të gjakut, matje e gjatësisë trupore, matje e peshës etj., të cilat janë bërë falas për mbi 100 qytetarë.

 

 Paralel me këtë aktivitet, në UBT është duke u mbajtur edhe konferenca e Infermierisë, e cila ka mbledhur ekspertë të mjekësisë, politikanë, profesorë e studentë të mjekësisë.